Vetëvendosje shpalos planet për protestat

Aktuale

Vetëvendosje shpalos planet për protestat

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:03
Tubim i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po zhvillon takime me qytetarët e Kosovës, me të cilët po diskuton për “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi”.

Sipas Vetëvendosjes, presidenti Thaçi kokë më vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës.

Përballë kësaj situate, VV konsideron se protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme.

Ky është njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me takimet me qytetarë :

“Së bashku me qytetarët anë e kënd Kosovës po mbahen diskutime për aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi që kokë në vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës. Në shërbim të këtij presidenti mazhoranca ka uzurpuar Kuvendin duke moslejuar mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për të ndaluar pazaret e tij me Serbinë. Përballë kësaj situate, protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat