Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, së bashku me Glauk Konjufcën, kanë marrë pjesë në një tubim me aktivistët e pikës Medrese.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e Facebookut, Haxhiu ka bërë të ditur se në këtë tubim është diskutuar rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Ajo shkruan se rruga e vetme dhe e domosdoshme janë protestat, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Bashkë me Glaukun, Arben Vitia dhe Leonora Shabani Bajraktari, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese.
Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij.
Rruga e vetme dhe e domosdoshme #protestat