Deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu ka publikuar një fotografi me presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.
Ai thotë se çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e Rugovës, të cilin e quan të guximshëm dhe të palëkundshëm, shkruan gazeta “Bota sot”.
Sejdiu tregon se kur ishte bë kjo fotografi dhe për çfarë kishin biseduar.
“Çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e Tij! I guximshëm dhe i palëkundshëm!
Moment nostalgjik! Posa rastisa në këtë foto. Vera e vitit 2000, duke diskutuar me Presidentin aktivitetet e para dhe gjatë luftës në SHBA dhe sfidat që e presin Kosovën e pasluftës”, shkruan Korab Sejdiu në Facebook.