Dy të burgosur ikin nga Burgu i Dubravës

Aktuale

Dy të burgosur ikin nga Burgu i Dubravës

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:41
Burgu i Dubravës

Dy persona të shtunën kanë ikur nga Qendra Korrektuese në Dubravë, ku po mbaheshin tash e sa kohë. Express mëson se bëhet fjale për K.G dhe SH.N, e të cilët ishin të dënuar për vjedhje.

Ishin të dënuar për vjedhje, por nuk duruan që të qëndronin më gjatë në burg. Mëngjesin e së shtunës, 28 vjeçari me inicialet K.G dhe 31 vjeçari me inicilet Sh.N kanë ikur nga Burgu i Dubravës, ku po e vuanin dënimin për vjedhje.

Kështu ka marrë vesh media, nga burime brenda burgut.

“Sot, prej burgut të Dubravës kanë ikur dy persona. Këta janë K.G,-1989, dhe SH.N- 1986”, ka thënë ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat