Ramadani: Ushtria bëhet këtë vit, gjithçka në koordinim me aleatët - Bota Sot
Ramadani: Ushtria bëhet këtë vit, gjithçka në koordinim me aleatët

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Ramadani: Ushtria bëhet këtë vit, gjithçka në koordinim me aleatët

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:58
FSK

Zv.ministri i FSK-së, Burim Ramadani ka thënë se transformimi i FSK-së do të ndodhë brenda këtij viti, dhe për këtë ka koordinim me të gjithë, përfhsirë NATO-n, SHBA-të, partitë politike në Kosovë e faktorë të tjerë.

Në IMAZH të RTK-së, ai ka thënë se reagimet e SHBA-ve dhe NATO-s, janë në përputhje me vendimin e qeverisë dhe sipas tij ato janë të njoftuara me përmbajtjen dhe procesin. 

“ Ska asnjë vend për hezitim, gjithçka është në koordinim me NATO-n dhe SHBA-të dhe aleatët e tjerë”, ka deklaruar Ramadani. 

Ai tha se nuk ka kthim prapa, dhe se edhe pas këtyre zhvillimeve do të vazhdoj bashkëpunimi i ngushtë në NATO-n dhe aleatët. 

Sipas Ramadanit, deri në fund të këtij viti, do të ndodhë tranformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test