Gucati iu del në mbrojtje 12 të akuzuarve për mashtrim me veteranët, ja kë fajëson - Bota Sot
Gucati iu del në mbrojtje 12 të akuzuarve për mashtrim me veteranët, ja kë fajëson

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Gucati iu del në mbrojtje 12 të akuzuarve për mashtrim me veteranët, ja kë fajëson

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:52
Hysni Gucati

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha se të lartëpërmendurit janë personat e fundit që do të duhej ta pësonin.

Sipas tij, këtu ka gisht edhe Qeveria e cila ka ndërhyrë në listën e veteranëve.

“Jam në dijeni, e pash lajmin në portale por kjo çështje duhet të nisë nga Qeveria, këta të 12-të që përmenden janë të fundit që duhet dënuar. Ka ndikim të madh nga politika në këtë çështje. Ndoshta e keni dëgjuar që në Kuvend kanë thënë se kemi gabuar që jemi përzier pak në këtë proces. Të gjitha fajet i kanë ata (qeveria)’’, ka thënë Gucati.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test