Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Kosovës Lindore për bashkim - Bota Sot
Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Kosovës Lindore për bashkim

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Kosovës Lindore për bashkim

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:34
Dardan Sejdiu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se në takimin që ai ka pasur sot me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, deputetin shqiptar të Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani dhe ish kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ua ka përcjellë atyre mbështetjen e plotë për përfshirjen e kërkesave të tyre në platformën shtetërore.

“Gjatë takimit diskutuam për pozitën aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e në veçanti për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Duke e konstatuar gjendjen e vazhdimit të diskriminimit dhe të shtypjes sistematike të autoriteteve shtetërore të Serbisë ndaj qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; rishpreha qëndrimin e Partisë Socialdemokrate dhe mbështetjen e plotë për përfshirjen e kërkesave të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, në platformën shtetërore që do duhej të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Kujtojmë se liderët e Luginës në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi patën kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë për bashkim të tyre me Kosovën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test