LDK dhe VV bojkotojnë seancën, kjo është thirrja e Kadri Veselit për to

Aktuale

LDK dhe VV bojkotojnë seancën, kjo është thirrja e Kadri Veselit për to

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:10
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Edhe një vazhdim i seancës së Kuvendit të Kosvës nuk ka dhënë rezultat. Shumë pika të rendit të ditës nuk kanë mundur të shqyrtohen në mungesë të kuorumit.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar deputetët e opozitës, të PSD-së dhe Alternativës që ishin prezent në sallë, por nga Kuvendi ka bërë thirrje LDK-së e Vetëvendosjes që të rikthehen në Kuvend, me siç ka thënë ai, janë disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat duhet të miratohen me dy të tretat e deputetëve, derisa mos miratimi i tyre mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e miliona euro donacione.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti e ka mbyllur seancën, duke thënë se seancën e rregullt të ardhshme do ta caktojë Kryesia e Kuvendit.

Mungon LDK dhe VV

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sërish nuk kanë shkuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës së sotme ka nisur në ora 18:00 dhe pjesa dërrmuese e opozitës si dhe një pjesë e kabinetit qeveritar po mungojnë.

***

Deputetë të Kosovës pritet të vazhdojnë seancën plenare pas pauzës.

Në rend të ditë janë gjithsej 40 pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat