Elez Blakaj flet ekskluzivisht për “Bota sot” pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale

Aktuale

Elez Blakaj flet ekskluzivisht për “Bota sot” pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 14 shtator 2018 Në ora: 17:35
Elez Blakaj

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Këtë lëndë dhe këto aktakuza i kishte nisur prokurori Elez Blakaj i cili dha dorëheqje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kishte.

Blakaj ekskluzivisht për “Bota sot” ka komentuar këto aktakuza të ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës, duke thënë se shpreson në një punë të drejtë dhe të sinqertë të prokurorisë.

“Të gjitha ato çfarë janë dashur të thuhen, janë thënë! Gjerat duhet të ecin përpara, shpresoj në një punë të drejtë dhe të sinqertë të prokurorisë”, ka thënë Blakaj për “Bota sot”.

Ai beson se këtij lajmi do t’i gëzohen ata që ishin me të vërtetë ushtarë të UÇK-së dhe gjithashtu personat që e duan atdheun.

“Besoj se këtij lajmi do t’i gëzohet çdo person që e donë atdheun e tij dhe sigurisht se çdo ushtarë i vërtetë i UÇK-së, do t’i gëzohet këtij lajmi”, ka thënë për “Bota sot” ish prokurori Elez Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat