Vjen dorëheqja e parë në LDK pas përplasjes së Lutfi Hazirit me Vjosa Osmanin

Aktuale

Vjen dorëheqja e parë në LDK pas përplasjes së Lutfi Hazirit me Vjosa Osmanin

Nga: D.RR Më: 14 shtator 2018 Në ora: 17:03
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Disa deklarata kundërthënëse mes kryesisë së LDK-së, saktësisht mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, ka bërë që nga kjo parti të jap dorëheqje anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë dhe njëkohësisht asamblistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Njomza Dërmaku.

Ajo ka përmes një letre ka shkruar se nuk do të jetë pjesë e një paritë ku të punosh drejtë dëmtohesh dhe mendimi ndryshe nuk lejohet.

“Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se! Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se:  *Me punu mirë e drejt demtohesh, me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli), mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK”, ka thënë Dërmaku, përcjell “Bota sot”.

Ajo po ashtu ka thënë se LDK-ja kontrollohet nga 2-3 persona dhe të gjitha privilegjet shpërndahen në ata persona. Ajo shprehet e mllefosur pasi sipas saj, gjinisë femërore i bëhet një injorim total si me qenë në kohën e gurit.

“Partia personalizohet nga 2-3 persona dhe të gjitha privilegjet shpërndahen në ata persona, si dhe në këtë parti ka injorim total në gjininë femrore si me qenë në kohën e gurit”, ka thënë ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat