LDK në takim me Kamberin, kërkojnë proces gjithëpërfshirës për dialog me Serbinë

Aktuale

LDK në takim me Kamberin, kërkojnë proces gjithëpërfshirës për dialog me Serbinë

Nga: Bota sot Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:36
Pamje nga takimi

Kryetari i GP-LDK-së  Avdullah Hoti së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Besa Gaxherri pritën në takim Kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me deputetin Fatmir Hasani dhe nënkryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, në takim u bisedua për zhvillimet e muajve të fundit dhe qëndrimin e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Biseduan për pozitën e shqiptarëve atje dhe rolin shumëvjeçar të LDK-së në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

"LDK-ja konsideron se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur dhe gjithëpërfshirës, si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikojë komunikimin me ta në të gjitha fazat", thuhet në komunikatën e LDK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat