Detaje të reja: “Shefi i Thaçit nga CIA franceze” është personi që votoi kundër liberalizimit të vizave

Aktuale

Detaje të reja: “Shefi i Thaçit nga CIA franceze” është personi që votoi kundër liberalizimit të vizave

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:34
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali e ka komentuar votën kundër të ish këshilltari të Thaçit për liberalizimin e vizave.

Tali thotë se Arnaud Danjean është edhe shef i Hashim Thaçit.

Sipas tij, Danjean është nga DGSE-ja, apo siç e quan ai CIA franceze.

Lexojeni më poshtë postimin e Driton Talit:

SKANDALOZE: ISH-KËSHILLTARI I HASHIM THAÇIT VOTOI KUNDËR LIBERALIZIMIT TË VIZAVE.

Arnaud Danjean (nga DGSE që është CIA franceze) nuk është "ish këshilltar" por është ende shefi i Hashimit!

Ju kujtohen shefat e Eulex'it, Yves de Kermabon dhe Xavier de Marnhac, natyrisht që të dy si ushtarakë pjesë të DGSE'së.

Ju kujtohet ajo thënia e famëshme se "në Kosovë nuk ka korrupsion por veç llafe", pasi që Eulex në mënyrë specifike kishte ardhur me luftu korrupsionin the krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat