Koloneli Marco Di Stefano në krye të MSU-së italiane

Aktuale

Koloneli Marco Di Stefano në krye të MSU-së italiane

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:24
Në ceremoni morën pjesë autoritetet ushtarake dhe civile, lokale dhe italiane, si dhe përfaqësuesit e strukturave të ndryshme të KFOR-it në Kosovë.

Me një ceremoni zyrtare është bërë ndërrimi i komandantit të Njësisë së Specializuar Multinacionale, e cila shërben në kuadër të KFOR-it dhe përbëhet nga karabinierët italianë.

Kjo njësi do të drejtohet nga koloneli Marco Di Stefano.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet ushtarake dhe civile, lokale dhe italiane, si dhe përfaqësuesit e strukturave të ndryshme të KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i deritashëm i regjimentit të karabinierëve, kolonel Marko Di Stefano, tha se është krenar që është pjesë e misionit të KFOR-it, derisa falënderoi komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, i cili ka treguar gjithmonë një vlerësim të madh për regjimentin e MSU, por nuk ka pa përmendur edhe Policinë e Kosovës.

Di Stefano: Policia, një forcë moderne e përkushtuar për liri

"Unë do të doja të falënderoja shumë drejtorin e përgjithshëm dhe kolegët e Policisë së Kosovës prezent në këtë ceremoni, me praninë tuaj po dëshmoni afërsinë, ndarjen e vlerave dhe miqësinë që na sollën në këtë vit intensiv dhe të aktiviteteve. Ju keni demonstruar aftësi, pasion dhe motivim në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme në bazë të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me organizatat ndërkombëtare dhe me institucionet vendore. Ju i përkisni vlerësimit dhe admirimit brenda dhe jashtë kufijve, një forcë policore moderne dhe inovative me status ushtarak, vazhdimisht të përkushtuar ndaj mbrojtjes së lirisë dhe ligjit në vend”, tha ai. 

Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci falënderojë pjesëtarët e KFOR-it italian për vendosmërinë dhe e përbashkët në mbështetje të njerëzve të Kosovës.

Cuoci: Keni qenë përgjegjës për zonat kritike, siç është qyteti i Mitrovicës

“Ju keni kryer detyra të ndjeshme, keni qenë përgjegjës për zonat kritike, siç është qyteti i Mitrovicës. Përveç kësaj, MS është  pjesë e rëndësishme dhe një mjet thelbësor për të përmbushur misionin e KFOR-it. E fundit por jo më pak e rëndësishme, unë dua të përmend përpjekjet tuaja në trajnimin e mentorëve në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që krijojnë siguri për popullin e Kosovës", tha ai. Medalja e NATO-s i ndahet kolonel Marko Di Stefano si shenjë mirënjohje për monitorimin e shërbimeve të kryera në Kosovë gjatë ndërmarrjes së përbashkët operative nga shtatori i vitit 2017 deri në shtator 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat