Bahtiri i reagon Pacollit: Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria

Aktuale

Bahtiri i reagon Pacollit: Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria

Nga: G.B Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:44
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Shqipëria duhet të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri e ka quajtur të gabuar deklaratën e Pacollit, duke thënë se ky është pretendim prej kohësh i Serbisë, duke kërkuar kështu ta anashkalojë Kosovën në dialog, përcjell Bota sot.

Bahtiri ka thënë se asnjë shtet, madje as Shqipëria nuk mund të flet në emër të Kosovës, pasi ajo është shtet i pavarur dhe sovran.

Postimi i tij i plotë:

Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës.

Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë.

AB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat