Seanca ndërpritet për pauzë, vazhdon në orën 18:00 - Bota Sot
Seanca ndërpritet për pauzë, vazhdon në orën 18:00

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Seanca ndërpritet për pauzë, vazhdon në orën 18:00

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:54
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi do të vazhdojë seancën e sotme në orën 18:00 pasi deputetët kanë marrë pauzën e drekës.

Diskutimi i fundit ka qenë për miratimin e projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Një pjesë e kabintetit qeveritar, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë qenë në seancë.

Nis seanca e Kuvendit

Kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdon të i bëjë ftesë deputetëve që të shkojnë në seancën e Kuvendit që po voton për disa projektligje.

“Ftojë deputetët të vijnë në seancë sepse jemi në votim”, ka thënë Veseli.

Gjithsej 40 pika të rendit të ditës janë paraparë sot për seancë. Megjithëse deri tani Kuvendi ka arritur deri në pikën 18 dhe ka miratuar disa projektligje në mungesë të opozitës.

Në seancë po marrin pjesë vetëm 65 deputetë. 

***

63 deputetë janë në sallë dhe janë 4 amandamente për t’u votuar.

Votimi tashmë vetëm ka filluar. 

Kryeparlamentari Kadri Veseli, po kërkon unitet nga deputetët për t'i votuar Projektligjet në rend dite. 

Seanca drejt dështimit, nuk ka kuorum

Seanca e cila ishte paraparë që të mbahet në ora 11 nuk është duke u mbajtur.

Kjo pasi dy partitë opozitare, LDK dhe VV nuk po marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme.

Për momentin janë rreth 40 deputetë në sallë, çka pamundësohet mbajtja e seancës.

Partitë opozitare nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës të jetë rezoluta e propozuar nga ta.

LDK nuk merr pjesë në seancë

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta mbaj qëndrimin që ka marr dje, që mos të marr pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie Besa Gaxheri ka thënë se LDK dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo beson se këtij qëndrimi sot do t’i bashkohet edhe opozita.

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës", tha Gaxherri.

Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Sipas njoftimit, seanca nis në orën 11:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë 7 deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut, si dhe ajo për shtesat e fëmijëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test