Ja mënyra se si të rrëzohet qeveria: Mehmeti tregon rrugën e duhur

Aktuale

Ja mënyra se si të rrëzohet qeveria: Mehmeti tregon rrugën e duhur

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:44
Qeveria Haradinaj

Opozita në Kosovë, duhet të organizohet rreth një boshti të përbashkët, me një platformë gjithashtu të përbashkët dhe të synoj largimin e kësaj qeverie nga pushteti përmes formave të ndryshme demokratike.

Kështu thotë, analisti politik Faton Mehmeti, i cili shton se, duke filluar nga Kuvendi, pastaj protestat në rrugë si dhe me organizimin e shoqërisë duhet kërkuar rrëzimin e këtij koalicioni qeverisës.

Image
Faton Mehmeti

“Është kërkesë e qytetarëve dhe nevojës së kohës që të ketë një koalicion LDK-VV, me qëllim që njëherë e mirë të largohet nga pushteti kjo bandë që është në pushtet”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Prandaj, sipas tij, koalicioni LDK-VV duhet të ndodh për tu bashkuar dhe për t"i dhënë qytetarëve një shpresë se e ardhmja është më e mirë, vetëm kështu, ai thotë se, do të rritet shpresa e qytetarëve se ndryshimi do të ndodhë.

“Besoj se një koalicion i përbashkët duhet të ndodh, sepse kështu do t'i vjen fundi shumë shpejt këtij koalicioni qeverisës, që po i sjell vetëm dëme vendit. Edhe në sondazhin e fundit qytetarët duan një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, pasi shohin shpresë se një koalicion i tillë do të sjell ndryshime  pozitive”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat