Koalicioni ideal LDK-LVV, por nga LDK-ja duhet të largohen “kapësit e partisë”!

Aktuale

Koalicioni ideal LDK-LVV, por nga LDK-ja duhet të largohen “kapësit e partisë”!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:06
Isa Mustafa, Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme, Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet, sipas së cilit del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet, subjekti më i votuar do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.8 përqind të votave, pastaj, Partia Demokratike e Kosovës me 18.4 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 17.6 përqind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 përqind.

Opinionisti dhe analisti i çështjeve politike në Kosovë, Faik Krasniqi, koalicionin LDK- LVV e sheh si ideale, por duhet që nga LDK-ja të largohen kapësit e kësaj partie.

Image
Faik Krasniqi

Ai thotë se, PDK-ja nëse i beson këtij sondazhi nuk do ta dërgoj vendin në zgjedhje, pasi opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm që vet ta rrëzon Qeverinë.

Krasniqi tutje shton se, në LDK do të bëhet edhe një luftë për kreun e partisë, ndërsa çdo përçarje e mundshme brenda LDK-së, ai thekson se do t’i shkonte përshtati PDK-së.

“Një koalicion VV-LDK do të ishte ideale, por me një LDK të pastruar nga të shpenzuarit dhe kepësit e kësaj partie. Sidoqoftë, nëse PDK-ja i beson këtij sondazhi, vendin nuk do ta dërgoj në zgjedhje, sepse mund ta sheh veten në opozitë. Kurse në anën tjetër opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrezuar Qeverinë, dhe PDK-ja do ta shtyjë sa më shumë që mundet mosshkuarjen në zgjedhje, të paktën deri sa LDK-ja ta përfundon zgjedhjen e kryetarit të ri, sepse në LDK do të bëhet luftë e madhe se kush do ta merr timonin e kësaj partie. Çdo përçarje e brendshme në LDK, do t'i shkoj përshtati PDK-së”, thotë Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat