Pacolli takoi zëvendës presidentin e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Aktuale

Pacolli takoi zëvendës presidentin e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:03
Pacolli takoi zëvendës presidentin e Liberalëve dhe Demokratëve të EvropësBehgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim zëvendës presidentin e ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën), Henrik Bach Mortensen.

“Ministri Pacolli në cilësinë edhe të Presidentit të AKR-së e cila është anëtare e ALDE-së, me këtë rast ka falënderuar zëvendëspresidentin Mortensen për përkrahjen e vazhdueshme që të gjithë euro-deputetët e ALDE-së kanë votuar pro-liberalizimit të vizave për Kosovën por edhe për mbështetjen e kamotshme që ALDE ka dhënë në proceset më të rëndësishme për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.  

Pacolli gjithashtu thuhet të ketë njoftuar Mortensen për proceset në Kosovë si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës dhe hapat që diplomaci kosovare po bënë dita-ditës.

“Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i ALDE, Bach Mortensen ka falënderuar Presidentin e AKR-së, njëherit zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që AKR mban si anëtare e ALDE-së për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Pacolli  edhe njëherë ka  shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që ALDE ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet, duke e quajtur atë si zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftimin për media.

ALDE përbëhet nga 60 parti anëtare dhe mijëra anëtarë individualë nga vendet anembanë Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat