SHBA: Do t’i analizojmë projektligjet për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

SHBA: Do t’i analizojmë projektligjet për ushtrinë e Kosovës

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2018 Në ora: 17:09
Flamuri Amerikan

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ata do t’i analizojnë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.

Ata janë shprehur se SHBA gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për një ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë.

Përmes kësaj komunikate, përcjell “Bota sot”, Ambasada Amerikane ka thënë se përpjekjet e tyre këto javëve të fundit, kanë qenë të përqendruara në një arritje të konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë.

Komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për një ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.

Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat