Veseli: Bashkërisht duhet të jemi edhe për fazën finale të dialogut

Aktuale

Veseli: Bashkërisht duhet të jemi edhe për fazën finale të dialogut

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:59
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovë , Kadri Veseli tha se votimi pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian nuk do të ndodhte pa kryerjen e demarkacionit, prandaj subjekteve politike në vend u kërkoi konsensus nacional edhe për fazën finale me Serbinë.

Sipas tij liberalizimi i vizave është një hap shumë i merituar për qytetarët e Kosovës, dhe në muajt në vazhdim u zotua se do të punojnë që brenda këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm.

Veseli: Brenda vitit do lëvizim lirshëm

“Ne jemi perëndimor, ne jemi evropian, ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se ky vendim sot i Parlamentit Evropian do të pasoj edhe me vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave që në muajin e ardhshëm të kemi edhe vendimin definitiv që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda këtij viti, kjo është edhe një qëndrim për çka Kuvendi i Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha grupet parlamentare, kemi lobuar ka disa muaj për çka i falënderoj edhe të gjithë kolegët parlamentar”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit, potencoi se pa konsensus nacional nuk do të mund të ishte kryer çështja e lëvizjes së lirë, prandaj kërkoi që të bashkuar të jenë edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Veseli: Bashkërisht duhet të jemi edhe për fazën finale të dialogut

“Ende ka shumë punë për tu bërë do të ecim bashkërisht...Sot ky vendim për liberalizimin e vizave nuk do të ishte i mundur pa e pasur konsensusin e përbashkët nacional, pa punuar bashkërisht, pa e kryer çështjen e demarkacionit duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këtë fakt, në të njëjtën formë ne duhet të jemi bashkërisht edhe në procesin që lidhet po ashtu me liberalizimin e vizave, po ashtu në fazën finale të dialogut”, tha Veseli.

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën,  420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar,.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat