Rexhaj: Kjo zonjë është më meritorja për liberalizimin e vizave

Aktuale

Rexhaj: Kjo zonjë është më meritorja për liberalizimin e vizave

Nga: A.ZH Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Republika e Kosovës, sot ka marrë dritën e gjelbërt nga Parlamenti Evropian, për liberalizimin e vizave. Duke komentuar këtë vendim, publicisti Xhevat Rexhaj, ka thënë më meritorja për ecjen e mirë për liberalizim të vizave, është eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën Tanja Fajon.

Në një postim në Facebook, Rexhaj ka theksuar se Fajon ka lobuar dhe punuar më shumë se të gjithë politikanët e Kosovës, për këtë proces, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Rexhajt:

Faleminderit- Hvala Zonja Tanja Fajon 

Kjo zonjë nga Sllovenia ashtë ma meritorja për ecjen e mirë për liberalizim të vizave. Zonja Fajon ka lobue, ka punue dhe ka nga ma shumë se të gjithë politikuajt e Kosovës, ma shumë se vet ne qytetarët e Kosovës për shpejtësi të liberalizimit të vizave.

Po mjerishtë ne shqiptarët me dekada tregohemi se jemi edhe si milet jo mirënjohës ndaj shteteve dhe persoaliteteve që na çliruen, maruen shtet e po nambajnë me zor në rrugëtimin evropian, mjer ne po pismilet ishim kanë duke fajesue te huajtë për pislleqet tona...

rrnofsh oj Zonjë e çmuar Tanja Fajon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat