Mustafa: Parlamenti Evropian i barazoj qytetarët e Kosovës me ata evropian

Aktuale

Mustafa: Parlamenti Evropian i barazoj qytetarët e Kosovës me ata evropian

Nga: N.Sh Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:16
Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Parlamenti Evropian i barazojë qytetarët e Kosovës me me qytetarët evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit.

Mustafa përmes një postimi në facebook, thotë se kjo është një fitore e përbashkët e jona dhe institucioneve të BE-së si dhe vetëdijesim e atyre që kundërshtuan m shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës. IM”, shkruan Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat