Krasniqi: Të jetë një rezolutë më gjithëpërfshirëse

Aktuale

Krasniqi: Të jetë një rezolutë më gjithëpërfshirëse

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:14
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme e ka ftuar opozitën që të mblidhen sot përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të dakordohen për një rezolutë më të plotë.

Krasniqi tha se asnjë rezolutë nuk mund të jetë më e fuqishme se rezoluta por ajo duhet të jetë më e plotësuar.

Sipas tij, ata janë të gatshëm që të marrin pjesë në seancën e opozitës dhe të votojnë në bazë të dakordimit, nëse edhe opozita zotohet që do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj dhe të votojë, ose të darkodohen për një seancë të përbashkët ku do të hidheshin në votim të dy rezolutat.

Krasniqi: Ta bëjmë një rezolutë të përbashkët

“Nëse vërtet qëllimi është që të merremi vesh për dialogun, unë iu ftojë që sot të mblidhemi përfaqësuesit e grupeve parlamentare, dhe ta dakordojmë rezolutën e propozuar nga PSD-ja, për çka kemi diskutuar, t’i marrim të gjitha ato elemente të propozuara dhe të dalim sot me një rezolutë e cila i përcakton pikërisht këto që i thash dhe të dalim nga ky pozicion i bllokimit  për shkak të pozicioneve apo inateve politike“, ka thënë ai. Ai ka thënë se rezoluta duhet të përcaktojë për qëllimet e Kosovës në dialogë, vijat e kuqe, mënyrën e përfaqësimit të Kosovës por pse jo edhe të një ekipi që do ta monitorojë këtë dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat