“Luta i takon të kaluarës, LDK-ja ka qenë edhe e vrarë dikur”

Aktuale

“Luta i takon të kaluarës, LDK-ja ka qenë edhe e vrarë dikur”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 shtator 2018 Në ora: 17:18
Lutfi Haziri

“Politika në Kosovë nuk është vetëm instrument i drejtimit shoqëror dhe avangardë e drejtimit të shtetit, por edhe një luftë gladiatorësh për pozicionim dhe ndikim”. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ku sipas tij, kjo dukuri nuk është vetëm në mesë të subjekteve politike, por edhe brenda subjekteve.

Ai ka thënë për “Bota sot” se këtë natyrë përplasje e kanë shumica e partive politike në Kosovë, por ajo më shumë shprehet tek subjektet që janë më të fuqishme.

“Ky fenomen ka filluar të shprehet fatkeqësisht me “Karriget e LDK” duke vazhduar më pas në kohën ë “Thaçit” me binomin politikë “Limaj-Krasniqi”, por që nuk ka kaluar në heshtje as me ndryshimet e liderit te PDK-se, nga Thaçi në Veseli, për të vazhduar deri tek te VV dhe duke u përgjysmuar në dysh “Partia e Partisë” dhe si duket për të u rikthyer prapë aty ku e ka pasur fillin ky fenomen tek LDK-ja. Pra problemet e LDK-së, më duket që janë “Stinët” sepse ky subjekt politik me merita të jashtëzakonshme për Kosovën, si para luftës ashtu edhe pas Luftës, në veçanti kur i printe lideri shpirtëror “ Rugova i Madh” po vazhdon të veprojë nën ndikimin e dy “Stinëve”. Ata të “Beharit” ku filizat e tyre po shtrin shtatin me gjithë madhështinë dhe bukurinë e vet me mugullima të fuqishme me plotë vetëbesim, kreativitet, e pa inferioritet dhe te vepruarit e” stinës” së “Dimrit” ku rrezet e diellit joshin,  por në fakt tradhtojnë për të shkulur gjithçka e për të lëshuar vendin “Beharit””, është shprehur Haziri.

Image
Ismet Haziri

Më tej, Haziri ka folur edhe për zhvillimet e fundit në LDK.“Vërtet Lutfi Haziri nuk është akoma një plak i LDK-së, por nga mentaliteti dhe kultura politike i takon të së kaluarës. Me vota ai ka treguar se është një lider i “Ana Moravës” dhe ka meritat e veta në LDK, por duhet edhe ti kuptojë proceset e zhvillimit e të evoluimit politikë, sepse të rinjtë e LDK-së po avancohen shpejtë. Pastaj LDK-ja është parti Evropiane dhe për këtë Luta e të tjerët e LDK-se duhet të ikin nga mentaliteti provincialit ngase gjeneratat e reja nuk pranojnë ketë mentalitet dhe nuk e duan ndjenjën e inferioritetit ndajë askujt e ne veçanti ndajë subjekteve tjera politike”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron si tejet të gabuar konfliktin e Hazirit me brezin e ri politik të LDK-së, ku sipas tij të rinjtë e kanë rolin vendimtar për rritjen e LDK-së në zgjedhjet lokale.

“Ta marrim shembull “Abrashin” në Prishtinë, andaj konsiderojë se paraqitja e Lutës me kundërshtimet e potencuar, është humbje e tij dhe e tërë LDK-së në rrethanat e krijuara.

Vendi duhet domosdoshmërish të shkojë në zgjedhjet e parakohshme dhe patjetër duhet zgjedhur një partner bashkëpunimi nga subjektet tjera politike, ngase as gjasa teorike nuk ka që Kosovën ta qeveris një subjekt të vetëm politikë shqiptarë, pasi VV-ja është në rrethanat e krijuara, dhe partneri më i duhur. Edhe pse Luta ka ripërsëritur disa herë  se “ VV gati najë kanë thyer kokën me gur”, po duhet rikujtuar Lutës  se LDK-ja ka qenë edhe e vrarë dikur”, ka thënë njohës i çështjes politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat