Kërkohet shkarkimi i kryeinspektorit të AKI-së

Aktuale

Kërkohet shkarkimi i kryeinspektorit të AKI-së

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:19
Shkëlzen Sopjani

(E plotësuar) - Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së kërkon shkarkimin e kryeinspektorit të këtij institucioni pas vrasjes që ndodhi ditë më parë brenda objektit të AKI-së.

Nënkryetarja e komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas raportimit të inspektorit të përgjithshëm Shkëlzen Sopjani  tha se komisioni ka vullnet unanim për të kërkuar shkarkimit e inspektorit por që një vendim i tillë do merret pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni i cili është ftuar që të raportojë para komisionit javën e ardhshme.

Musliu tha se javën e ardhshme do dalin edhe me një rekomandim përmes së cilit do të kërkohet më shumë llogaridhënie për vrasjen që ka ndodhur në AKI.

Javën që shkoi Valon Ibërdemaj kishte vrarë brenda në ndërtesë të Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë Isa Sejdiun.

Është konfirmuar se arma me të cilën u krye vrasja ishte pa leje.

Raportimi i inspektorit të AKI-së para Komisionit parlamentar (Drejtpërdrejt)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje sot.

Në këtë mbledhje do të raportojë edhe inspektori i Përgjithshëm i AKI, Shkëlzen Sopjani.

Tema për të cilën pritet të diskutohet në këtë mbledhje është vrasja që ka ndodhur me 4 shtator në objektin e AKI-së, ku I.S punëtor në ndërtesën e AKI-së u vra. Kurse i dyshuari kryesor për rastin është Valon Iberdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat