Thaçi: Vuçiq gaboi shumë që glorifikoi Millosheviqin gjatë fjalimit në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Vuçiq gaboi shumë që glorifikoi Millosheviqin gjatë fjalimit në Kosovë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:10
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gaboi me fjalimin e tij ku glorifikoi Millosheviqin dhe gjeneralët e tij, të cilët sic tha ai ‘njihet që kanë kryer gjenocid që nga Kroacia e deri në Kosovë’.

I pyetur nga gazetarët se si komenton deklaratat glorifikuese të Vuçiqit për Millosheviqin gjatë fjalimit të mbajtur në Kosovë, Thaçi u përgjigj:

“Unë si president i Kosovës dhe presidenti i Serbisë po punojmë t’i lëvizim gjërat përpara deri në njohjen reciproke, që do jetë një rrethanë, fituese për Kosovën, fituese për Serbinë. Çdo mesazh i paqes, stabilitetit, dialogut, fqinjësisë, marrëveshjes është shumë i mirëseardhur Vuciq e ka vizituar Kosoven me lejen e institucioneve të Kosovës. Fjalimi për dialog, stabilitet, paqe dhe fqinjësi të mirë, ishte i mirëseardhur. Glorifikimi i Sllobodan Millosheviqit dhe gjeneralëve të tij, nuk shkojnë bashkëËshtë për të ardhur keq dhe mendoj se është gabim i panevojshëm për rëndimin e atmosferës së dialogut”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat