Hoxhaj: Synojmë arritjen e marrëveshjes deri në pranverë, por jo pa njohjen e pavarësisë

Aktuale

Hoxhaj: Synojmë arritjen e marrëveshjes deri në pranverë, por jo pa njohjen e pavarësisë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:35
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters ka thënë se Kosova synon të arrijë një marrëveshje me Serbinë deri në pranverë edhe pse ka deklaruar se ende nuk ka detaje se çfarë do të përmbajë ajo.

Gjatë pjesëmarrjes në forumin politiko-ekonomik të Bledit në Slloveni, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje e cila nuk e ka pjesë të paketës së saj njohjen e pavarësisë.

Duke folur për Vuçiqin, Hoxhaj ka thënë “se ai është njeriu i fundit në Serbi që i besojnë por edhe me armiqtë duhet negociuar sepse ai kontrollon pothuajse gjithçka në Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat