“Lutë, kush ta la amanet Kosovën Lindore? Marre duhet me të ardhë!”

Aktuale

“Lutë, kush ta la amanet Kosovën Lindore? Marre duhet me të ardhë!”

Nga: N. Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:38
Lutfi Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se amanet e kemi Kosovën Lindore me bashku me Kosovë.

Haziri përmes një postimi në Facebook, thotë marre duhet me i ardhë Lutës, me manipulu me shqiptarët e Kosovës Lindore, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Ti e Hashimi e pasni ndërmend me i bashku shqiptarët në një shtet që nga kufiri i Austrisë e deri në Selanik. A thu kush ta paska lanë këtë amanet ty. Cila “evla” erdhë te veshi e ta tha këtë “amanet”. Dhe ke zgjedhur pikërisht këtë “amanet” për t’i sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe në LDK, që nuk bëhen servil të kauzave tuaja imagjinare. Marre, por ti s’ke as marre,sepse të tillët që i kan miq e partner biznesesh eksopnentët kryesor të organizatës vrasatare e mafioze që vrau Enver Malokun,kolonel Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafën, Shaban Manajn, Smajl Hajdarajn, Ismet Rracin e shumë të tjerë”, shkruan Nexhati Haziri.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Lutë, po kush ta la ty amanet “Kosovën lindore”

Lutfi Haziri : Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!”,

-Marre duhet me t’ardhë ty Lutë, me manipulu me shqiptarët e Luginës së Preshevës, apo “Kosovës lindore” sic i referohesh ti me fjalorin tend, të një turbo patrioti folklorist, për qëllimet e tua përsonale. Ti e Hashimi e pasni ndërmend me i bashku shqiptarët në një shtet që nga kufiri i Austrisë e deri në Selanik. A thu kush ta paska lanë këtë amanet ty. Cila “evla” erdhë te veshi e ta tha këtë “amanet”. Dhe ke zgjedhur pikërisht këtë “amanet” për t’i sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe në LDK, që nuk bëhen servil të kauzave tuaja imagjinare. Marre, por ti s’ke as marre,sepse të tillët që i kan miq e partner biznesesh eksopnentët kryesor të organizatës vrasatare e mafioze që vrau Enver Malokun,kolonel Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafën, Shaban Manajn, Smajl Hajdarajn, Ismet Rracin e shumë të tjerë, SHIK-ut, LDK-në e kanë përdorur vetëm si trampolinë për inetersat e tyre përsonale. Fort marre duhet me t’ardhë! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat