Ish-agjenti i SHIK-ut, “tronditë” AKI-në me zbulimin e informacioneve! Tregon pse ndodhi vrasja aty dhe...

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut, “tronditë” AKI-në me zbulimin e informacioneve! Tregon pse ndodhi vrasja aty dhe...

Nga: N. Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Ish-pjesëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, ka treguar për keqmenaxhimin, apo gjendjen kaotike brenda AKI-së.

Ai pas vrasjes së fundit që ndodhi brenda AKI-së, thotë se, nuk është ashtu siç kemi dëgjuar, pasi ka të bëjë pikërisht me punën në AKI, që sipas tij, ky institucion është i mbushur me agjentë partiak, familjarë si dhe dashnore të “bosëve të PDK-së”, por edhe me familjar të UDB-së, shkruan gazeta “Bota sot”.

Miftari tutje pohon se, kjo Agjenci e ka mbajtur fshehtas edhe informacionin e fillimit të ndarjes apo “betonisjës” së urës Ibër në Mitrovicë.

“Agjenci e cila po mundohet të mbijetoj nga dështimet e një pasnjëshme agjenci ma shumë private sesa agjenci inteligjente zyrtare shtetërore, që nën sop nuk e tregon të vërtetën dhe mbulimi i të vërtetës bahet me improvizime sikurse punojnë bosët e tyre THAQI –VESELI”, shkruan Miftari.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

AKI-ja e ish kolegut tim nga policia dikur Shpend Maxhunit sa ishim në policinë e Kosovës stacioni 4 nr. 0745, deklaratat nën stop që vijnë nga AKI të cilët kanë deklaruar se rasti i Valon Ibërdemajt, për vrasjen e kolegut të tij nga AKI, Isa Sejdiut nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e saj AKI.

Unë po ju tregoj se kjo nuk është e vërtet dhe ka të bëj pikërisht me punën e gjendjen kaotike në AKI inatet, luftërat klanore, luftërat politike të brendshme Agjenci e mbushur me agjentë partiak, servila e politik, daj, teze, nipa dhe dashnore të bosëve të PDK, dhe e mbushur tej mase me familjar të ish UDB-ashve pro-serb.

Agjenci që do duhej shkundur nga themeli nga koha kur e kanë mbajtur fshehtas (agjenti me mbiemrin Loshi) qëllimisht informacionin e fillimit të betonisjes së urës mbi Ibër në Mitrovicë nga ana e kriminelëve serb.

Agjenci e cila do duhej ti vuhet dryni nga rasti kur pa vendim gjyqit kidnapoj  5-6 profesor Turq me urdhër të Thaçit dhe dijen e Behgjet Pacollit dhe i dorëzoj presidentit Turk Erdogan.

Agjenci e cila po mundohet të mbijetoj nga dështimet e një pasnjëshme agjenci ma shumë private sesa agjenci inteligjente zyrtare shtetrore, që nën sop nuk e tregon të vërtetën dhe mbulimi i të vërtetës bahet me improvizime sikurse punojnë bosët e tyre THAQI -VESELI.

Improvizime ku ka viktima, burgosje, ka etiketime keqpërdorime zyrtare sidomos në përgjimet telefonike dhe kibernetike dhe lojna të ndryshme private politike dhe klanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat