Ja si po ndodhë mashtrimi i qytetarëve të Kosovës!

Aktuale

Ja si po ndodhë mashtrimi i qytetarëve të Kosovës!

Nga: N. Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 08:43
Baton Haxhiu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka folur për mashtrimin politik që po i bëhet qytetarëve të Kosovës, nga politikanët por edhe nga Baton Haxhiu.

Sipas Zogiani, Baton Haxhiu ka 20 vjet që ka thënë se negociatat e Vjenës dhe Brukselit po e integrojnë veriun e Kosovës, kurse tash thotë se edhe nëse ia japim Serbisë nuk humbim asgjë, pasi kurrë nuk e kemi kontrolluar, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e Avni Zogianit:

Si ndodhe mashtrimi ne politike?

Per shembull: Baton Haxhiu eshte nje nga ata opinion-krijuesit qe per 20 vjet kane thân se negociatat ne Vjene e Bruksel po e integrojne veriun...

Tashti na thote, nuk humbim gje nese ia dheme veriun Serbise, edhe ashtu kurre se kemi kontrolluar kurre....

Kur flitet per gjana te tilla duhet me e mare para syshe qe r3zultatet e nje politike apo propagande te caktuar nuk vijne direkt, edhe tipat si Batoni e tjeret qe kane mashtrue qe 20 vjet, llogarisin ne memorjen e shkurter te opinionit publik.

Keshtu Batoni sotvmundet me kerkue ndarjen e ne nje moment tjeter del e flet per pasojat e saj sikur mos me pase asnje pergjegjesi per kete.

Shume prej atyre qe sot po flasin kunder ketij plani Vuçiq-Thaçi, kur Vetevendosje protestonte e denonconte dredhite e negociatave, i kam degju vete duke thene: mire eshte veriu; kurre ma mire s'ka qene veriu (disa nga ta kishon hapur biznese me struktura paralele atje).

Pra, siç dalin keta sot dhe e mashtrojne opinionin duke u shitur mbrojtes te territorit te Kosoves, neser do te dale edhe Batoni si denoncues i demit qe shkaktoi ndarja...

Problemi eshte se nuk kemi konsistence ne percjelljen e ketyre indikatoreve qe kishin me ba i tregu mashtruesit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat