Nënkryetari i PDK-së tregon qëllimet e fshehta të Thaçit

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së tregon qëllimet e fshehta të Thaçit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:07
Hashim Thaçi

Në kuadër të bisedimeve kur dhe po flitet për mundësi korrigjimi të kufijve, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se një gjë e tillë është pamundshme.

Bajrami ka thënë se prapa kësaj ideje për shkëmbimin e territoreve ka një qëllim të fshehtë.

”Vlerësoj se e tërë kjo zhurma me tregti territorësh, me shkëmbim territoresh mendoj që është krejtësisht i pamundshëm në procesin e negociatave. Por mendoj se ka një qëllim tjetër krejtësisht të padukshëm – qëllimi është të krijohet një asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Bajrami.

”Ju po e shihni këta dy muaj nuk po flitet për Asociacionin, por jo nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

”Vlerësoj që ideja e shkëmbimit të territoreve është proces i pamundshëm, por provohet të bëhet një Asociacion. Nuk besoj që Kosova do dëmtohej nga këto ide të krijimit të Autonomisë Serbe, por i frikohem një Asociacioni me kompetenca ekzekutive”.

”Duhet të jemi të përgatitur, duhet të jemi sy qelë, të jemi shumë profesional, që ajo të formohet krejtësisht në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat