"Me Blerand Stavilecin drejtor, KEK-un e pret fati i PTK-së dhe KEDS-it"

Aktuale

"Me Blerand Stavilecin drejtor, KEK-un e pret fati i PTK-së dhe KEDS-it"

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:42
Blerand Stavileci

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas kandidimit të anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavilecit, në garën për drejtor menaxhues të KEK-ut.

Krasniqi thotë se me emërimin e tij në krye të KEK-ut, kjo ndërmarrje do të vijë në gjendjen e PTK-së dhe KEDS-it.

Tutje, deputeti i PSD-së ka paraqtur edhe ciklin e shkatërrimit të një ndërmarrjeje publike.

Ja positmi i Krasniqit:

Me emërimin e Blerand Stavilecit në krye të KEK-ut, pas pak vitesh kjo ndërmarrje do të vijë në gjendjen e PTK-së dhe të KEDS-it.

Sepse cikli i shkatërrimit të një ndërmarrjeje publike mbetet i njëjti:

Bëhet drejtor një militant i partisë në pushtet,

Në vend që ai ta zhvillojë ndërmarrjen e përdor atë, përmes tenderave e punësimeve, si resurs për partinë,

Ndërmarrja vjen buzë falimentimit,

Ndërmarrja privatizohet me një çmim shumë të lirë,

Pronari privat fillon largimin e punëtorëve, uljen e pagave dhe në përgjithësi shkelljen e të drejtave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat