Komandanti i FSK-së takohet me ushtarakë të NATO-s

Aktuale

Komandanti i FSK-së takohet me ushtarakë të NATO-s

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:20
Foto

Gjenerallejtënant Rrahman Rama takoi në Bruksel kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshalin Stuart Peach

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë qëndrimit në selinë e NATO-s, në Bruksel, u prit sot nga kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshali Stuart Peach.

Gjenerali Rama dhe mareshali Stuart Peach biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe sfidat e sigurisë për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.

“Fokusi i bisedës i Komandantit të FSK-së, me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s ishte kryesisht planifikimi i procesit të tranzicionit të FSK-së, avancimi i Forcës së Kosovës, kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së, bashkëpunimi i deritanishëm dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me NATO-n, në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë nga FSK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat