Ambasadori britanik në Kosovë: Shumë pozita të larta shtetërore janë depolitizuar

Aktuale

Ambasadori britanik në Kosovë: Shumë pozita të larta shtetërore janë depolitizuar

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:46
Ruairi O’Connelli dhe Kadri Veseli

(E plotësuar)- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Veseli tha se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

Veseli: Do të bëjmë dekriminalizimin e gjithë sistemit tonë publik, gjyqësor dhe  politik

“Jam i vendosur të shkojmë deri në fund, me mesazhin shumë të qartë, do të bëjmë dekriminalizimin e gjithë sistemit tonë publik, gjyqësor,politik. Nuk kanë me pas vend njerëz që kanë mendje tjetër përveç përgjegjësisë publike dhe interesit  të Kosovës. Do të vazhdojë edhe Vettingu  apo cilësimi i integritetit. Besoj shumë se jo vetëm sistemi gjyqësor  dhe policor por, do të vazhdojë edhe në pjesën politike”, tha   Veseli.

Ndërsa, ambasadori  i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, është shprehur se vazhdimi i projektit të rekutimit i cili do të ofrojë ndihmë teknike paneleve rekretuese në përzgjedhjen e njerëzve meritorë dhe profesionalë në pozita drejtuese.

Ai ka përmendur problemin e madh që ka Kosova me nepotizmin dhe klientelizmin por, ka shprehur gatishmërinë e instucionit që ai drejton  që të ndihmojë Kosovën ta zbutë këtë problem. Më tej ambasadori britanik ka inkurajuar qytetarët që ndihen profesionalisht të gatshëm të aplikojnë për vende pune dhe të mos vetcenzurohen.

O’Connell: ne mund t’ju ndihmojmë por, suksesi varet nga ju?

“Ne, ambasada mund t’ju ndihmojmë por, sfida për të vendosur njerëz të pavarur, meritokratikë dhe profesionalë në krye të institucioneve, sidomos në fushat sensitive, do të ketë sukse vetëm nëse Qeveria, shoqëria civile, Kuvendi, mediat dhe qytetarët punojnë në arritjen e të njëjtit qëllim”, ka thënë midis tjerash O’Connell.

Më tej ambasadori nuk ka harruar të përkujtojë se interesi për të luftuar nepotizmin dhe për të inkurajuar meritokracinë, mëgjithëse është në interes të Britanisë, mbi të gjitha duhet tëi interesojë vetë Kosovës dhe mbi të gjitha interes i saj.

Ai tha se gjatë dy viteve të implementimit të këtij projekti shumë profesionistë janë emëruar në pozita të larta udhëheqëse.

Diplomati britanik tha se Kosova ka shumë kuadro të përgatitur të cilëve duhet t’u jepet mundësia dhe se projekti ka ndihmuar që njerëzit profesionistë të emërohen në pozita të larta.

Image

***

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connelli kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Me anë të këtij memorandum jepet përkrahje institucionale për depozitim të të emëruarve dhe të përzgjedhurve në institucione publike.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Connell tha se gjatë dy viteve të kaluara që kanë pasur bashkëpunim me Kuvendin dhe Qeverinë, shumë pozita të larta shtetërore janë depolitizuar dhe në krye të institucioneve janë emëruar zyrtarë të mirë kualifikuar.

Nga ana e tij, Veseli, tha se do të vazhdojë bashkëpunimin e nisur dy vite më parë me Ambasadën Britanike në mënyrë që qytetarët e arsimuar mirë dhe të kualifikuar të marrin vendet e merituara të punës.

Në konferencën për gazetarë Veseli ka përsëritur idenë e tij që përveç depolitizimit të vendeve të punës në institucionet e Kosovës, së shpejti duhet të filloj edhe procesi i Vetingut për gjithë sistemin e drejtësisë, policisë dhe duhet të vazhdojë edhe në skenën politike, në mënyrë që personat që punojnë dhe shërbejnë për qytetarët të jenë qytetarë kredibil të arsimuar mirë dhe të dekriminalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat