Thaçi s’i bindet Merkelit

Aktuale

Thaçi s’i bindet Merkelit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:21
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Tri ditë më parë kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi në Shkup se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e përsërit qëndrimin e tij për bashkimin e Luginës me Kosovën. Në anën tjetër, edhe Serbia vazhdon të ketë pretendime mbi veriun e vendit

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, se në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të theksojë se do të punojë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Edhe pse një gjë e tillë nuk është e sigurt nëse do të arrihet, kreu i shtetit është zotuar edhe gjatë ditës së djeshme se nuk do të heqë dorë deri në fund mbi këtë kërkesë të shqiptarëve të Luginës.

Megjithëkëtë, monitoruesit e procesit të dialogut me Serbinë vlerësojnë se deklarimet e tilla të kryetarit të Kosovës po bëhen vetëm për konsum, pasi është absurditet të mendohet që Kosova mund t’i marrë tri komuna të Serbisë (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc), pa i dhënë asgjë në këmbim asaj.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kreu i shtetit është duke luajtur një lojë të rrezikshme me këtë proces, andaj Thaçi duhet të pengohet sa më parë në këtë drejtim.

Deputetët e opozitës me këtë rast kanë paralajmëruar edhe organizimin e protestave në ditët në vijim për ta penguar presidentin në rrugëtimin që ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat