Ndryshimi i kufijve përbën shkelje kushtetuese

Aktuale

Ndryshimi i kufijve përbën shkelje kushtetuese

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:18
Kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të vë në diskutim premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet, si dhe të identifikoj parimet që duhet përcjellë strategjinë e Kosovës në këtë proces.

(E plotësuar) - Korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve është ide e paqëndrueshme dhe jo afatgjate, ndërsa çdo shkëmbim territoresh pa e respektuar Kushtetutën e Kosovës është e jashtëligjshme.

Kështu u tha në tryezën e sotme me temën “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka deklaruar se shkëmbimi i  territoreve  është jo kushtetuese  dhe i paligjshëm.

Sipas tij Kosova nuk është shkëputur nga ish-Jugosllavia, por nga Serbia dhe ne trashëgojmë të gjitha të drejtat dhe detyrat. 

Ai po ashtu tha se GJND e njeh Kosovën me kufijtë që janë shpallur në ditën e pavarësisë, dhe në këtë mënyrë nëse futemi jashtë lojës së politikes së GJND-së, Kosova pranon standardet e krijuara nga Serbia për shkëputje të territorit.

Hasani: Çdo nënshkrim i marrëveshjes jashtë organeve kushtetuese është i pavlefshëm    

“Ato që quhen kompetenca të presidentit si kreu i shtetit në një demokraci si çfarë është Kosova në mënyrë absolute as në Kosovë as në vendet tjera nuk kanë natyrë ekzekutive, në vendet me sistemi semipresidenciale ju do ta gjeni se në vendet që kreu i shteti është edhe i Qeverisë që ruan rendin kushtetues dhe garanton sovranitetin nacional... Çështjet  e sovranitetit territorial, të caktimit të kufijve dhe ashtu me radhë të jenë në ingerencë e shefit të shtetit. Çdo nënshkrim i çdo marrëveshje që bëhet në mënyrë jashtë organeve kushtetuese është ndërkombëtarisht e pavlefshme dhe nuk prodhon asnjë fuqi juridike, marrëveshjet edhe pse ne nuk jemi të njohur, marrëveshjet me Malin e Zi apo ta zëmë me Maqedoninë për kufi është e regjistruar në sekretariatin e OKB-së”, tha ai.

Analisti politik, Behulu Beqaj, si ekspert i procesit të dialogut Kosovë-Serbi u shpreh se shqiptarët që jetojnë në Serbi, dhe serbët që jetojnë në Kosovë janë të pakënaqur dhe të pasigurt jo me territorin ku ata jetojnë, por për shkak të politikave qeverisëse në ato territore.

Sipas tij korrigjimi i kufijve është nxitje për formimin e shteteve etnike, të cilat me kohë homogjenizohen.

Beqaj: Do të kemi probleme më të mëdha

“Një pjesë e serbëve që do t’i përfshijë korrigjimi kufirit në thonjëza e zgjidhin problemin duke iu bashkuar Serbisë, por pjesa dërmuese që mbetet në Kosovën jugore ndoshta me edhe pa Shqipërinë ... Do të ballafaqohen me probleme edhe më të mëdha për shkak të mënyrës se si është zgjidhur problemi me ta dhe vazhdimi të politikës së njëjtë e cila ka sjell një gjendje që të mos i besojmë politikëbërësve të njëjtë, prandaj korrigjimi, shkëmbimi, bashkimi ndarja si të doni thoni i kufijve nuk është zgjidhje afatgjate e as e qëndrueshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, tha se logjika e korrigjimit të territoreve është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të këtij vendi.

Sipas tij ajo çka i duhet Kosovës në këtë moment është një durim strategjik, dhe se akterët që e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë, nuk duhet të jenë në krye të bisedimeve.

Peci: Kjo është tragjedi për gjithë projektin evropian

“Unë këtë e konsideroj tragjedi, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për krejt projektin evropian. Ne  e dimë fort mirë se kjo logjikë e cila në thelb të vetvetes së saj e ka pasur ekspansionizmin nacional socialist të Gjermanisë, që një logjikë e tillë neve të na kthehet në këto rajone, po edhe në kabinetin e Mogerinit pas 80 viteve”, ka thënë Peci.

Fisnik Halimi, ekspert i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, është shprehur kundër ideve që panelistët i shfaqen lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Halimi: Jam pro shkëmbimit të territoreve

“Personalisht jam për idenë e shkëmbimit të territoreve. Kosova, përgjithësisht shoqëria jonë, është një situate, ku duhet në formë urgjente të dalë prej atmosferës që po e barazojmë çështjen e shkëmbimit të territoreve me personin e zotit Thaçi, si person politik. Duhet të hiqet prej këtij konteksti kjo çështje, sepse kjo çështje nuk i takon vetëm zotit Thaçi, kjo çështje është më komplekse se kaq”,  ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur për korrigjimin e kufijve me Serbinë, por nuk ka garantuar se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, ndërkohë që kundër kësaj ideje ka dalë kancelarja gjermane Angela Merkel, sipas së cilës ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm.

Ndryshimi i territoreve-kufijve përbën shkelje të Kushtetutës

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës tha se lëvizja dhe ndryshimi i territoreve është jashtkushtetuese dhe e paligjshme.

“Diskursi rreth dialogut flitet sikur të mos kishte asnjë ditë përvojë si shtet sovran. Çështja e pozitës së shefit të shtetit nën një shtet si është Kosova shefi shtetit nuk është shef i ekzekutivit. Çështja e disponimit me territore është çështje e sovranit. Kosova kur është krijuar si shtet ka treguar që rasti i Kosovës nuk ka ekzistuar kurrë më herët dhe jemi sui-generis. GjND ka thënë që ne e njohim Kosovën me atë territor që ka qenë në ditën e shpalljes së pavarësisë. Çdo nënshkrim i çdo marrëveshje që bëhet jashtë organeve kushtetuese nuk është e ligjshme. Kosova nuk është shkëputur nga ish-Jugosllavia, por nga Serbia dhe ne trashëgojmë të gjitha të drejtat dhe detyrat. Nëse futem jashtë lojës së politikes së GND ne pranojmë standardet e krijuara nga Serbia për shkëputje të territorit”, tha ai.

Këto deklarata Hasani i bëri në tryezën me temë “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Analisti politik Belul Beqaj, ekspert i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi, tha se arsyet pse shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë janë të pakënaqur, të pasigurt e ndjejnë vetën të pa barabartë nuk kanë të bëjnë me territoret ku ata jetojnë, po me mënyrën se si po qeveriset në pushtetet në ato territore.

‘Në rastin e Serbisë nëse shqiptarëve të Luginës iu bëhet zgjedhja, mbeten të pazgjidhura çështja e pakicave tjera. Në rastin e Kosovës situata komplikohet sepse një pjesë e serbëve e zgjedhin problemin duke iu bashku Serbisë. Ndërsa pjesa tjetër që jetojnë jashtë veriut do të ballafaqohen edhe me probleme më të mëdha. Korrigjimi nuk është zgjidhje afatgjate e as e qëndrueshme. Korrigjimi është nxitje për formimin e shteteve etnike të cilat me kohë homogjenizohen”, deklaroi Beqaj.

Tryeza “Humbësja e madhe e dialogut”(Drejtpërdrejt)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.

Mbahet tryezë për dialogun Kosovë-Serbi 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.

Kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të vë në diskutim premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet, si dhe të identifikoj parimet që duhet përcjellë strategjinë e Kosovës në këtë proces.

Për më tepër, në këtë diskutim panelistët do fokusohen në analizimin e ideve të shkëmbimit të territoreve, të mundësisë së zhvillimit të dialogut pa përfaqësimin e shumicës së partive politike shqiptare, të mandatit kushtetues të Presidentit për të udhëhequr dialogun, i vetëm, dhe për pasojat e përhershme që ky proces do ketë për Kosovën.

Ndër të tjera, panelistët do vënë në spikam mungesën e koordinimit të institucioneve të Kosovës me aktorët relevant politik në ShBA, Gjermani dhe në Francë, si një prej parakushteve që garantojnë marrëveshje të favorshme për Kosovën.

Panelistët:

Prof. Dr. Enver Hasani – Ish-President i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë;

Dr. Sc. Belul Beqaj – Njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi;

Lulzim Peci – Drejtor Ekzekutiv, Instituti KIPRED;

Fisnik Halimi – Analist dhe njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi;

Vigan Qorrolli – Ligjerues, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Universiteti i Prishtinës;

Taulant Kryeziu – Njohës i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat