Vetëvendosje: Dhjetëra skandale të qeverisë së pakicës

Aktuale

Vetëvendosje: Dhjetëra skandale të qeverisë së pakicës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:33
Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se njëvjetori i Qeverisë Haradinaj do të mbahet mend si qeverisje e skandaleve si në rrafshin politik, duke vazhduar negociatat për “Zajednicë” dhe duke mbështetur presidentin Thaçi në pazaret e tij me Serbinë.

Vetëvendosja ka publikuar një shkrim dhe një video, në të cilën janë publikuar skandalet e qeverisë Haradinaj gjatë punës së tij një vjeçare.

Shkrimi dhe video e publikuar nga LVV:

Një vjetori i Qeverisë Haradinaj do të mbahet mend si qeverisje e skandaleve si në rrafshin politik, duke vazhduar negociatat për “Zajednicë” dhe duke mbështetur presidentin Thaçi në pazaret e tij me Serbinë, në rrafshin ekonomik, duke nënshkruar kontrata shumë të dëmshme e duke çuar në falimentim ndërmarrjet publike dhe në rrafshin social duke rritur varfërinë e thelluar pabarazinë.

- Më poshtë janë të renditura disa nga skandalet e qeverisë Haradinaj gjatë punës së tij një vjeçare:

- E filloi me pazaret me kriminelin nga veriu Milan Radojçiq për koalicion me Listën Serbe.

- E vazhdoi me ministrin Rikallo i cili ishte pjësë e bandave të Serbisë që kanë maltretuar njerëzit gjatë luftës.

- I bëri plot 21 ministra, mbi 80 zëvendës-ministra, e 5 zëvendës-kryeministra për të rehatuar familjarë, farefis e militantë.

- Shkeli tri ligje për t’ia siguruar “Contour Global”-it shitjen, kredinë dhe fitimin prej 18,5%, kurse i bëri qytetarët që të paguajnë më shumë.

- Ia dyfishoi vetes pagat në shtetin me varfërinë e papunësinë më të lartë në Evropë .

- I fali borxhet ndërmarjeve të papërgjegjshme.

- I humbi 8. 200 hektarë nëpërmjet ratifikimit të demarkacionit më Malin e Zi.

- Mashtroi për liberalizimin e vizave.

- E rifilloi ‘Zajednicën’ e Serbisë me iniciativën për hartimin e statutit të saj.

- E çoi drejt falimentimit PTK-në me mbipunësime partiake e farefisnore dhe e emëroi drejtor Gent Begollin e AAK-së, megjithëse aspak kompetent.

- Një pjesë të kabinetit e ka të mbushur me njerëz që janë nën hetim për vepra kriminale.

- E diskreditoi arsimin universitar kosovar duke e përjashtuar atë nga EQAR.

- Papunësia është rritur 3.3 %, sikur edhe deficiti tregtar, borxhi publik e mjerimi po ashtu edhe mjerimi social.

- Pagoi 1 milion euro për serbët në veri që nuk paguajnë energjinë elektrike.

- Bëri spektakël me arrestimin e Gjuriqit të cilin nuk e gjykuan dhe dënuan kurse i dënuan gjashtë shtetas turq me dëbim pa gjyq e pa ligj.

- Ia dha 53 milionë euro kundërligjshëm Bechtel-Enkas.

- E kërcënoi prokurorin Elez Blakaj.

- E mbështet vazhdimisht Hashim Thaçin në pazaret e tij me Serbinë.

- Manipuloi me pronat në Shipitullë dhe Hade.

- Shpenzoi mijëra euro për pushime luksoze në Saint Morriz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat