Nuk ka ndarje e as Republikë Serbe brenda Kosovës

Aktuale

Nuk ka ndarje e as Republikë Serbe brenda Kosovës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:27
Harta e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se gjasat për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë janë minimale.

Ai ka përsëritur se një marrëveshje e tillë, assesi nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës dhe as krijimin e ndonjë Republika Serbe.

Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje e as Republikë Srbska

“Mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë është minimale, pothuajse e pamundur, por ja  vlen për të provuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të ndodh, por gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit të Kosovës dhe projektit tonë të përbashkët, dua të jem i qartë dhe të ri-nënvizoj përsëri nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim, sikurse nuk do të lejojmë të krijohet ndonjë Republika Srpska, dëgjoj aty opinione se më mirë është një asociacion me kompetenca ekzekutive sesa demarkimi i kufirit”, tha presidenti.

Thaçi ka hedhur poshtë edhe mundësinë e diskutimit për Trepçën, Ujmanin dhe veriun.

Thaçi: Nuk vjen në shprehje të diskutohet për Trepçën, Ujmanin e veriun

“As që vije në shprehje së diskutuari Trepça, Gazivoda, veriu i Mitrovicës, të gjitha janë dezinformata për të krijuar panik dhe frikë,  dhe ndërlidhem te pyetja juaj, dialogu duhet të vazhdojë, negociatat duhet të vazhdojnë, njerëzit edhe gjatë kohës së luftës zhvillojnë dialog, zhvillojnë negociatat”, tha ai.

Ndryshe, i pyetur se a do të lejojë investimet e premtuara në Kosovë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq,  Thaçi tha se donacionet janë të përcaktuara qartë në Kushtetutën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat