Drenica qendra e rezistencës së UÇK-së kundër Serbisë, që ndali Vuçiqin mos ta shkel gjakun e lirisë!

Aktuale

Drenica qendra e rezistencës së UÇK-së kundër Serbisë, që ndali Vuçiqin mos ta shkel gjakun e lirisë!

Nga: N. Sh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:58
Aleksandar Vuçiq

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Drenica njihet si qendra e rezistencës së UÇK-së kundër Serbisë fashiste.

Ai thotë se ndalja e Vuçiqit në Drenicë ka vlerë simbolike që tregon se Kosova ka njerëz që e ndalojnë synimin serb, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Sjellja e BE dhe KFOR-it janë të neveritshme dhe djallëzore janë të papranueshme dhe me tendenca anti _shqiptare pse nuk e zhbllokuan kurrë seriozisht Veriun nga barrikadat e armatosura serbe BE dhe KFOR qe 18 vite  rresht”, shkruan Miftari në facebook.

Ja shkrimi i plotë:

Koha e kumarve..

Drenica njihet si qendra e rezistencës të UÇK kundër Serbisë, tentimi dhe ardhja e kryetarit radikal Serb Vuçiç në (Drenicë) në Banjë ka mesazh të qartë duke tentuar ta tregon seriozitetin shtetëror forcën dhe mos friken e shtetit serb karshi shqiptarëve me moton serbo_madhe se aty ku shkel kam serbi është tok e shenjt serbe.!

Ndalja e tij në Drenicë ka vetëm vlerë simbolike pas tregon se Kosova ka njerëz e ndalon synimin Serb prapë edhe pse aj duhej ndalur medomos nga policia dhe qeveria e Ramush Haradnijat në kufirin e republikës të Kosovës edhe nëse kishte me ra qeveria krejt.

Nuk duhej marr serioze aspak kritikat dhe sugjerimet e Brukselit dhe Hashim Thaçit për bazë fare.

Sjellja e BE dhe KFOR-it janë të neveritshme dhe djallëzore janë të papranueshme dhe me tendenca anti _shqiptare pse nuk e zhbllokuan kurrë seriozisht Veriun nga barrikadat e armatosura serbe BE dhe KFOR qe 18 vite  rresht.

Duhet pasur kujdes në inskenime serbe pasi organet e sigurisë serbe që janë në Kosovë do ta marrin ndihma ..dhe do ta rrisin veprimin dhe aktivitetin e tyre sipas urdhrave që veç po i marrin nga Beogradi zyrtar përmes kanaleve të mshefta .

Nga ambasadat e jashtme dhe stafet diplomatike në Prishtinë duhet pasur kujdes tani sidomos ambasada e Britanisë të Madhe, BIA mund të përdor edhe shqiptar për qëllimet  të tyre të ndyta ku do etiketohej shumë keq Kosova si shtet i pa aftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat