Kusari: Kuvendi do ta dergojë në Gjykatë Kushtetuese presidentin Thaçi

Aktuale

Kusari: Kuvendi do ta dergojë në Gjykatë Kushtetuese presidentin Thaçi

Nga: N.A Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:10
Thaçi

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila përmes një postimi në ka reaguar menjëherë pas deklaratës se presidentit Thaçi i cili tha se Presheva duhet të bashkohet me Kosovën me anë të një rezoute të cilën duhet ta miratojë Kuvendi

Kusari ka shtuar se tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës.

Tutje deputetja e Alternatives ka theksuar se kuvendi sa më parë duhet ta qojë në Gjykatë Kushtetetuese iden e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijëve.

Më poshtë mund të lexoni stastusin e plotë:

Presidentit të Republikës nuk i mjafton që luan lojëra të ndyra me qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. 
Presidentin Thaçi duhet ta ndalin deputetët e Kuvendit të Republikës sa më parë, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve ku dokumentohet se Presidenti paraqet rrezik kombëtar dhe cenon seriozisht integritetin territorial të shtetit të pavarur dhe të njohur me kufinjët e saj aktual.
Partitë politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duhet të tejkalojnë një herë të vetme çfarëdo agjende ditore dhe personale dhe të fokusohen në pikën kryesore të situatës aktuale: Ruajtjen e kufijëve aktual dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat