Udhëheqësi i bisedimeve me Serbinë thotë se po bëjnë përpjekje ta ofrojnë edhe opozitën në delegacion

Aktuale

Udhëheqësi i bisedimeve me Serbinë thotë se po bëjnë përpjekje ta ofrojnë edhe opozitën në delegacion

Nga: N.A Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:59
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Limaj, i cili është emëruar nga qeveria e Kosovës udhëheqës i bisedimeve me Serbinë ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se me ambasadoren kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Image

Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Me ambasadoren biseduam për azhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë. E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror. Ambasadorja ofroi mbështetjen e shtetit finlandez në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë. E falënderova ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e vazhdueshme që shteti finlandez po i jep Kosovës. Finlanda është një shtet mik i Kosovës, e cila i ka ndihmuar Kosovës në të gjitha fazat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat