BSPK përkrah grevën e punëtorëve të KEDS-it

Aktuale

BSPK përkrah grevën e punëtorëve të KEDS-it

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:42
Protesta

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dal në përkrahje të punëtorëve të KEDS-it, të cilët kanë paralajmëruar se nesër do të hyn në grevë lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera të cilat po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

BSPK nëpërmjet një komunikate shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë ligjit për organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat