Kërkohet që të kthehet në rigjykim rasti i Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Kërkohet që të kthehet në rigjykim rasti i Donjeta Pajazitajt

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:48
Protesta per Donjeta Pajazitin

(E plotësuar)- Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur një protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë ku kanë kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitajn, vajzës nga Strellci e cila u vra më 9 nëntor të vitit 2015.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave, ka thënë se e kanë organizuar këtë protestë për të kërkuar ga institucionet e drejtësisë që të marrin seriozisht rastin e Donjeta Pajazitajt.

 "Jemi dal në këtë protestë paqësore t’u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta marrin seriozisht rastin e të ndjerës  të rishikojnë edhe një herë të gjitha gjetjet nga Gjykata Themelore në Pejë e cila e shpalli të pafajshëm të dyshuarin kryesor. Ne bëjmë thirrje që të shikohet edhe njëherë nëse ky vendim ka qenë i drejtë dhe të shihet në rast nëse ai i dyshimtë nuk është shkaktari i vrasjes të gjendet vrasësi i Donjetës dhe ai të sillet para drejtësisë", tha ajo.

Berisha tha se po kërkojnë drejtësi edhe për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore.

"Sot kemi dalë t’i përkrahim familjarët dhe të bëjmë më shumë presion tek organet e drejtësisë jo vetëm për këtë rast por edhe të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore që të merren seriozisht dhe të trajtohen seriozisht dhe të gjenden ushtruesit e dhunës", tha Berisha.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ishte arrestuar si i dyshuar kushëriri i saj Naser Pajazitaj, por i njëjti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata.

Drejtpërdrejt nga protesta për drejtësi në rastin e Donjeta Pajazitit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po mban protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin.

Gjykata Themelore në Pejë, në mars të këtij viti, e ka shpallur Naser Pajazitin të pafajshëm në akuzën për vrasjen e Donjeta Pajazitin në vitin 2015 ndërsa e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg në akuzën tjetër për armëmbajtje pa leje. 

Donjeta Pajaziti ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. 

Aktakuza ndaj Naser Pajaziti thoshte se derisa Donjeta Pajaziti ishte duke shkuar në punë, i akuzuari kishte ndalur veturën dhe e kishte marrë atë “duke ecur në këmbë në drejtim të fshatit Strellc i Epërm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat