Ky është zyrtari policor i cili dje e ndaloi Vuçiqin të shkelë në Drenicë

Aktuale

Ky është zyrtari policor i cili dje e ndaloi Vuçiqin të shkelë në Drenicë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:24
Pavarësisht debatit që Vuçiq pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, dje sërish mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt. Por aty Vuçiq nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës.

E lajmin se duhet të kthehet mbrapsht, Vuçiqit ia dha një epror i Policisë së Kosovës. Ka qenë zyrtari i Policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentin serb.

Pavarësisht debatit që Vuçiq pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Fotografia e eprorit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu me qindra herë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat