Moti gjatë kësaj jave

Aktuale

Moti gjatë kësaj jave

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do ta mbajë mot me diell.

“Do të vazhdojë mot me diell, vranësira kalimtare dhe me temperatura të larta edhe gjatë ditëve ne vazhdim. Kjo gjendje stabile meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik, të cilat kanë krijuar kushte, që fushat anticiklonike të mbeten të fuqishme mbi gjithë territorin e vendit tonë por edhe më gjerë. Indeksi UV mbetet i lartë, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të stinës së verës”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Në viset me lartësi mbidetare mbi 800m, temperaturat do të ulen për 3-5 gradë në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat