Sekretari i NISMA’s i përgjigjet Nënkryetarit të AAK'së: Krejt Kosova e dinë kush ha me dy lugë

Aktuale

Sekretari i NISMA’s i përgjigjet Nënkryetarit të AAK'së: Krejt Kosova e dinë kush ha me dy lugë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:14
Këshilltari i Limajt ka thënë se vetëm Muharrem Nitaj s’po e di saktë se kush ha me dy lugë derisa një fakt të tillë e di e gjithë Kosova.

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në NISMA’n për Kosovën, Endrit Shala, ka reaguar pas akuzave të Nënkryetarit të AAK’së, Muharrem Nitaj, se zyrtarët e Partisë së Fatmir Limajt po hanë me nga dy lugë.

Këshilltari i Limajt ka thënë se vetëm Muharrem Nitaj s’po e di saktë se kush ha me dy lugë derisa një fakt të tillë e di e gjithë Kosova.

“Krejt Kosova  e dinë, i madh e i vogël, e di kush hanë me dy lugë në Kosovë e veç z. Nitaj nuk po e di”, ka thënë Shala.

Ky zyrtar i NISMA’s për Kosovën  ka këshilluar Nënkryetarin e AAK’së të shkojë te Haradinaj dhe të informohet për qëndrimin e Fatmir Limajt dhe zyrtarëve tjerë të partisë.

Shala ka thënë se ish-gazetari i shndërruar në politikan s’merr vesh në çështje politike dhe është krejtësisht i painformuar.

“z. Nitaj, nuk merr vesh në këto çështje. Janë tema të rënda për te. Deputeti Nitaj po shihet se është krejtësisht i painformuar për zhvillimet politike sa i përket kësaj çështje. Deputeti Nitaj është mirë të konsultohet me Kryetarin e Partisë dhe besoj se nga z. Haradinaj informohet qartë për qëndrimet e NISMA’s”, ka shtuar Shala.

Ndryshe, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka lëshuar akuza në drejtim të NISMA’s për Kosovën dhe Fatmir Limajt, duke thënë se zyrtarët e kësaj partie po hanë me dy lugë.

E ka përmendur bashkëpunimin e Limajt me Thaçin si fakt se NISMA ka nisur ta konsiderojë partner Presidentin e Shtetit.

“Edhe disa nga këta zyrtarët e Nismës, kanë fillu të “hanë me dy lugë”! Edhe e akuzojnë rëndë Thaçin, edhe e kërkojnë partneritetin e tij!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat