Avokati shqiptar zbulon bisedën telefonike Vuçiq-Erdogan: Rexhep, po na i marrin…

Aktuale

Avokati shqiptar zbulon bisedën telefonike Vuçiq-Erdogan: Rexhep, po na i marrin…

Nga: A.Zh Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:36
Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij serb, Vuçiq

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ngjela në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me vizitën e tij në Drenicë, deshi të fyente luftën çlirimtare të Kosovës, mirëpo sipas tij, burrat e Kosovës, nuk e lejuan këtë gjë.

Duke komentuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, avokati ka thënë se Vuçiq i ndikuar nga kjo, i ka telefonuar nga Mitrovica presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913". Po cila mund të jetë ndihma që do t'i japë Erdogani? Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit”, ka shkruar Ngjela, duke zbuluar kështu bisedën mes presidentit turk dhe atij serb, i cili ka qëndruar qe dy ditë në territorin e Kosovës.

Ai më tej ka theksuar nevojën e aktivizimit të emigracionit shqiptar në Perëndim për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët sipas tij, janë në rrezik të shpërbërjes nga Moska, Beogradi dhe Stambolli.

Ai është shprehur i bindur se ringritja e historisë së Shqipërisë, do të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor, përcjell Bota sot.

Image
Spartak Ngjela

Reagimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra.

Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës.

Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: "Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa..."

Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës.
Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.

"S'ka ndarje!" - tha shefja e madh e e Europës.

"FJALA e saj është ligj", tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur.

Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll. 

E dini cili është nënteksti i kësaj bisede?

"Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913".

Po cila mund të jetë ndihma që do t'i japë Erdogani?

Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.

Po kush i pyet këta në Shqipëri!

Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet?

Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar. 

Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.

Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.

Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.

Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë. 

Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar. 

Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor. 
Dhe do të shkojë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat