Historiani i njohur dhe udhëheqësi i lëvizjes Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vizitën e peridentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.
Sipas tij, populli u ngrit në këmbë përballë Vuçiqit, ndërsa qeveritarët ranë në gjunjë përballë tij.
“Populli ne kembe perballe Vucic; qeveritaret ne gjunje perballe tij Te gjithe e pane. Te gjithe e kuptuan. Thaci, Haradinaj Pacolli etj etj pranuan planin e Vucicit per te vizituar Veriun. Vecanerisht liqenin e Ujmanit. Pse? Se gjoja i detyroi Brukseli!!!!! Shkuan me tej e lejuan te vizitoje nje fshat te vogel ne Drenice me emrin Banje. Dhe sipas tyre jo se donin ata por i detyruan... Turp. Qeveritaret e Kosoves ne gjunje para Vucicit..... Por populli shqiptar u ngrit dhe ndaloi Vucicin te shkonte ne Banje. Populli ne kembe perballe Vucicit. Ky eshte mesimi. Mbase ka ndonje politikan shqiptar ta kuptoje”, ka shkruar Danaj, përcjellë “Bota sot”.