Nuk lejuan Vuçiqin të hyjë në Drenicë, relaksohen me kafe

Aktuale

Nuk lejuan Vuçiqin të hyjë në Drenicë, relaksohen me kafe

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:23
Jashari me protestuesit

Qindra protestues kanë dal sot në rrugë që të pamundësojnë shkuarjen në fshatin Bajë të Skënderjat presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Të gjithë rrugët që të dërgonin në këtë fshat ishin të bllokuara ndërsa në protestë ka marr pjesë edhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari.

Jashari që është edhe i biri i heroit të kombit Hamëz Jashari dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari ka thënë se pa kërkuar falje për krimet e kryera në Drenicë dhe Kosovë asnjë zyrtar serb nuk mund të vijë në këtë zonë.

Pas protestës Jashari me miq kanë shkuar në një kafe për t’u relaksuar.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për protestën e qetë ndërsa ka thënë se serbët në Bajë janë të qetë dhe të sigurt.

Postimi i Jasharit:

Pas protestës nga një kafe me bashkëpuntorë, miq dhe qytetarë, çdo herë bashkë me qytetarët. Faleminderit qytetarëve të Drenicës për protestën e qetë dhe dinjitoze. Qytetarët serb të fshatit Bajë janë të qetë dhe të sigurt, të gjithë ata që nuk i kanë duart e zhytura ne gjak. Presidenti i Serbisë duhet të kërkoj falje për vuajtjet dhe gjakderdhjet që ka shkaktuar shteti Serb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat