Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet ashpër Pal Lekajt

Aktuale

Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet ashpër Pal Lekajt

Nga: D.RR Më: 8 shtator 2018 Në ora: 22:29
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i është kundërpërgjigjur ministrit Pal Lekaj, pasi ky i fundit dha një ultimatum për opozitën, duke thënë se ose duhet të jenë me Kosovën, ose me Serbinë.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, ia ka renditur Pal Lekajt bashkëpunimet e qeverisë Haradinaj, me Listën Serbe, përcjell “Bota sot”.

Ndër tjera, Avdyli me ironi e këshillon Lekajn të zhvat edhe ndonjë tender.

Postimi i plotë:

Ishin këta që u bënë bashkë me Vuqiqin e rrezuan qeverinë Mustafa.
U bënë bashkë me Vuqiqin për të ngritur Qeverinë Haradinaj, duke pritur edhe ditë tëra Srpskan.
U bënë bashkë me Vuqiqin për të zhvatur bugjetin për tua paguar vjedhjet e rrymes në veri.
U bëtë bashkë me Vuqiqin për të faktorizuar kriminelë të Srpskas si Radojqiq e Rikallo.
U bënë bashkë me Vuqiqin, për të copëtuar Kosovën.
U bën? bashkë me Vuqiqin për dështuar seancën e vendosjes së vijave të kuqe për integritetin e vendit .
Sot jeni bashkë me të , kudo , kur edhe me lejen tuaj Vuqiqi po tallet me tokat tona. Prandaj Pal mos fol palevale por zhvat edhe ndonje tender ,e punësoje edhe ndonje ilake e mos lesho ultimatume koti sepse ditët bashkëqeverisjes tuaj me Vuqiqin po mbarojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat